Atletico konsolidon vendin e katërt

Atletico Madrid arriti një fitore të rëndësishme për vendin e katërt në ligën spanjolle. Skuadra e Diego Simeones mposhti Betis 2-1, ndërkohë që Myrto Uzuni me Granadën u mund keq nga Vilareal.
Atletico Madrid u rikthye te fitorja të dielën, pas hapit fals me Almerian javën e kaluar. Skuadra e Diego Simeones mundi 2-1 Betis dhe forcon pozitat në vendin e katërt. Bardhekuqtë kaluan në epërsi në minutën e tetë, kur Silva dërgoi në portën e tij topin pas një tentative largimi. Njëzet minuta më pas, Morata kishte shansin e dyfshimit, nga pika e penalltisë, por portieri ndali gjuajtjen.
Megjithatë, sulmuesi e kompensoi në fundin e pjesës së parë, kur shënoi golin e dytë për Atletikon. Betis shkurtoi diferencën në minutën e 62-të, kur Karvaljo shënoi një gol të shkëlqyer nga jashtë zonës, por përpjekjet e mëpasme të të dyja skuadrave nuk sollën më ndryshim rezultati. Më herët, Vilareal shpartalloi 5-1 Granadën, për të cilën Myrton Uzuni luajti gjatë gjithë lojës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




