Atletico triumfon në Mestalla, vendos një autogol

Suksesi i gjashtë radhazi për Atletico Madrid në La Liga, që falë fitores 1-0 përballë Valencia, është ngjitur në krye të klasifikimit, me pikë të barabarta me Sociedad. Pas atij hapi të gabuar në Champions(0-0 përballë Lokomotivës së Moskës), të besuarit e trajnerit Simeone, kërkuan të reagojnë në Mestalla, duke treguar agresivitet që në minutat e para. Në fillim Llorente, më pas Gimene dhe veçanërisht Lemar, ishin gjithmonë një shqetësim për portierin e vendasve Domenech, i cili u tregua në çdo rast në lartësinë e duhur.
Vrulli i Atletico do të vazhdojë dhe gjatë pjesës së dytë, me Lemar e Correa, që krijojnë raste të rrezikshme, por goli i 1-0 nuk mban firmën e tyre, por atë të Lato, i cili në minutën e 79-të, pas një krosimi të ulët të Carrasco, ka shënuar në portën e tij. Autogoli i mbrojtësit spanjoll ka rezultuar një goditje e rëndë për Valencian, e cila, pavarësisht minutave në dispozicion, nuk ishte në gjendje të rrezikonte portën e mbrojtur nga Oblak. Tri pikë të rëndësishme për skuadrën e Simeone, që tani mund të përgatitet me qetësi për sfidën Champions kundër Bayern.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




