Atletikë, Mitingu i Francës: spikat etiopiania Gudaf Tsegaj

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Atletja etiopiane, Gudaf Tsegaj, ka thyer rekordin në garën e 1,500 metrave në salla të mbyllura, ndërsa ka dhënë kohën më të mirë edhe në 800 metra. 24-vjeçarja vendosi kohën e re në 1,500 m, 3 minuta, 53 sekonda e 9 të dhjetat në mitingun e zhvilluar në Lievin, duke konfirmuar formën e saj të mrekullueshme edhe në 800 m me 1 minutë, 54 sekonda e 52 të qindtat.

“Ka qenë një javë shumë e mirë”, – tha Tsegaj, që fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Atletikës në 2019. “Qëllimi im mbeten Lojërat Olimpike në Tokio”, – shtoi ajo. Ndërkaq, atleti amerikan, Grent Hollouej arriti një fitore mbresëlënëse në 60 metra me pengesa, me kohën 7 sekonda e 41 të qindtat, vetëm 11 të qindtat e sekondës larg rekordit botëror të Kolin Xheksonit.

“Unë nuk po kërkoj ende të thyej rekorde”, – tha kampioni botëror në 110 metra me pengesa. Ndërsa atleti francez, Renod Lavileni kaloi një ditë të mjerueshme në kërcimin me shkop, duke dështuar 3 herë në përpjekje për të kaluar lartësinë 5.62 metra. Ndërkohë, në Mitingun e mbajtur në fundjavë në Francë, një garë e bukur dhe tepër konkurruese u zhvillua edhe në kërcimin 3-hapësh.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme