Atletja e konsideruar mashkull dhe e martuar me një kolege, së

Atletja afrikano-jugore Caster Semenya, e martuar që në vitin 2015 me kolegen Violet Ledile Raseboya, mund të bëhet së shpejti nënë. Të dyja sportistet kanë postuar njëkohësisht një foto ku krahas një palë këpucëve të mëdha janë edhe një palë këpucë të vogla për fëmijë. Foto më pas e shoqëruar edhe nga postime të tjera që e konfirmojnë këtë gjë. Semenya është kampione olimpike në garën e 800 metrave, një atlete që më së shumti është bërë e famshme për paraqitjet e saj në garë dhe akuzat se është mashkull. Kjo ka bërë që ajo të ketë përplasje si me Federatën Ndërkombëtare të Atletikës ashtu dhe rivalet e saj, që e akuzojnë së është mashkull për shkak të nivelin të lartë të testosteronit. Këto akuza e kanë detyruar Semenya të bëjë testin e seksualitetit për të konfirmuar se është femër. Gjithsesi, në vitin 2019, CAS i Lozanës vendosi që atletja duhet t’i nënshtrohet terapive për të ulur nivelin e testosteronit. Por ky vendim u pezullua nga Gjykata Federale Supreme e Zvicrës. Po atë vit, në Botërorin e Doha, Semenya nuk garoi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




