Australia përballet me përmbytje shkatërruese, izolohen shumë komunitete në veriperëndim të vendit

Botë | 4 vite më parë

Përmbytjet kanë arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave në Australi, ku shumë komunitete në veriperëndim të vendit janë izoluar. Reshjet e dendura të shiut vijojnë prej ditësh, ndërsa në Kimberley, një zonë pothuajse tre herë më e madhe se Mbretëria e Bashkuar është shpallur gjendja e jashtëzakonshme

Qyteti i Fitzroy Crossing, një komunitet prej rreth 1,300 banorësh, është një nga më të goditurit, teksa qytetarët u ndihmuan duke i dërguar furnizime me transport ajror pasi rrugët u përmbytën.

Kryeministri australian, Anthony Albanese, i quajti përmbytjet katastrofike, ndërsa premtoi ndihmë federale. 

“Këto përmbytje kanë një ndikim shkatërrues, shumë nga këto komunitete janë në vështirësi të mëdha dhe mbërritja e ndihmës atje është shumë e vështirë për shkak të përmbytjeve të rrugëve. Qeveria ime është e gatshme të ofrojë çdo mbështetje që kërkohet”, tha ai.

Autoritetet e emergjencës të Australisë Perëndimore thanë se avionët e Forcave të Mbrojtjes Australiane po përdoreshin për të ndihmuar komunitetet e goditura nga përmbytjet dhe helikopterët Chinook po ndihmojnë banorët e prekur për t’u zhvendosur./ CNN

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme