Australian Open, nën masa të rrepta sigurie

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Australian Open do të vazhdojë nën masa të rrepta sigurie dhe ndeshjet do të luhen pa spektatorë. Kështu është vendosur, pas njoftimit për një izolim 5 ditor në Melburn. “Turneu do të vazhdojë dhe tenistët do të konkurrojnë nën masa tepër të rrepta” – tha shefi i turneut, Craig Tiley. “Ata që do të lejohen të lëvizin do të jenë vetëm lojtarët, anëtarët e stafit të cilët nuk do të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre nga shtëpia”.

Më shumë se gjashtë milion njerëz u urdhëruan për një izolim të parakohshëm, 5 ditor, duke fillluar nga e shtuna, për të përmbajtur një shpërthim të ri të koronavirusit në shtetin e dytë më të populluar të Australisë, Victoria, duke detyruar turneun e tenisit, Australian Open të vazhdojë pa spektatorë.

Bllokimi në të gjithë shtetin Victoria nga mesnata, u urdhërua nga frika e një përhapje të llojit të virusit, “hiper-infektiv” në Mbretërinë e Bashkuar, që do të prishte më pas gjithë punën që kishin bërë në Australisë për të përmbajtur pandeminë, dhe për të zhvilluar me sukses Australian Open. Kështu u shpreh kryeministri i shtetit Victoria, Daniel Andrews.

 “Unë kam besim se ky izolim i shkurtër do të jetë efektiv,” tha Andrews. “Ne do të jemi në gjendje ta kalojmë edhe këtë fazë”. Ndërsa drejtori i Australian Open, Craig Tiley dha garanci se turneu do të vazhdojë, me lojtarët që do të garojnë pa patur praninë e spektatorëve.

“Lojtarët kanë qenë të gjithë shumë të mirë dhe na kanë kuptuar. Ata kanë kaluar tashmë përmes një programi rigoroz” – shtoi ai. Qyteti i dytë më i madh në Australi i Melburnit kaloi nga mikpritja e mijëra tifozëve për turneun e tij Grand Slam në tenis në rrugët e shkreta të qytetit brenda natës, pasi miliona banorë të tij, filluan një izolim 5-ditor kundër koronavirusit.

Qyteti ishte i qetë të shtunën në mëngjes, me një numër të vogël vrapuesish që shiheshin duke vrapuar në qendër të qytetit, ndërsa kryeqyteti i shtetit të Victoria hyri në bllokimin e tretë që nga fillimi i pandemisë. Australia ka qenë ndër vendet më të suksesshme në botë për të përmbajtur koronavirusin, me 909 vdekje në një popullsi prej mbi 25 milion.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme