Autopsia/ Zemra e Maradonës peshonte dy herë më shumë se ajo normale

Botë | 6 vite më parë

Zemra e Diego Armando Maradonës, e marrë gjatë autopsisë, peshonte dy herë më shumë se ajo normale. Ky është rezultati, sipas mediave vendase, ndërsa pritet të kryhen testime të tjera laboratorike, si pjesë e raporteve plotësuese të kërkuara nga mjekët ligjorë, të cilët kryen autopsinë. Sipas mjekëve ligjorë që kryen autopsinë, Maradona vuante nga “kardiomiopatia e zgjeruar” dhe peshonte më shumë se 500 gramë, gati dyfishi i peshës së një zemre normale. 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme