Autori i grabitjes së yllit të futbollit anglez në Shqipëri? Balla për “The Sun”: Nuk jemi vend i fshehtë

“Asnjë shqiptar i përfshirë në krime në Mbretërinë e Bashkuar nuk duhet të mendojë se vendi ynë është një vend i fshehtë”, kështu ka deklaruar për “The Sun” ministri i Brendshëm, Taulant Balla.
E përditshmja britanike shkruan mbi të dyshuarin e kërkuar për bastisjen e armatosur prej 300 mijë paundesh në shtëpinë e yllit të futbollit anglez Rahim Sterling (Raheem), se është arratisur në Shqipëri.
Sipas “The Sun”, Henri Osmani, 44 vjeç, ka hyrë në Shqipëri më 18 korrik dhe policia shqiptare në bashkëpunim me atë të Surrey po punojnë për gjetjen e tij.
“Shqiptarët Alfred Isufi, 48 vjeç dhe Gerard Kalaja, 22 vjeç, janë në arrati jashtë vendit të tyre.
Një person i katërt do të dalë në gjyq vitin e ardhshëm”, thotë artikulli.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




