Axhenda e Gjelbër Europiane, Shqipëria dhe vendet e rajonit përfitojnë nga mbështetja e BE-së

Shqipëria ka hyrë në hartën e mbështetjes së Bashkimit Europian për Axhendën e gjelbër. Në mbështetjen e platformës europiane EU4Green, Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë korsinë e tyre të zbatimit të Axhendës së Gjelbër.
Projektet e mbështetura synojnë ndërtimin e energjive të përbashkuara, inkurajimin e ideve të reja, përmirësimin e cilësisë së vendimeve për reformat rregullatore dhe të nxitet monitorimi i raportimit. Pjesë e aktiviteteve të mbështetura janë forcimi i komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet vendimmarrësit, institucioneve kyçe rajonale dhe palëve të interesuara.
Përveç identifikimit dhe nxitjes së politikave të duhura, mbështetja e BE synon krijimin e kornizave për monitorimin e zbatimit të Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor në nivel rajonal, por edhe mbështetjen e përfituesve në vendosjen dhe zbatimin e monitorimit dhe kornizat e raportimit në nivel kombëtar.
Pritmëria e projektit që zgjat deri në vitin 2025 është rritja e ndërgjegjësimit deri në futjen në programet mësimore të Axhendës së Gjelbër, por edhe përfshirjen e institucioneve shkencore si dhe pasqyrim i kësaj axhende në mekanizmat financiarë.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



