Bajern, fërkime midis trajnerit e lojtarëve

Te Bajern i Mynihut kanë ardhur fërkimet e para midis trajnerit Tomas Tuhel dhe lojtarëve. Në klubin bavarez po shtrohen pyetje për mungesën e përmirësimeve në lojë që kur Tuhel mori drejtimin, gjysmë viti më parë, kur zëvendësoi Julian Nagelsman.
Disa lojtarë nuk ndihen të përfshirë dhe janë të befasuar nga distanca që mban trajneri. Tuhel ka disa lojtarë me të cilët komunikon shumë jashtë takimeve të skuadrës, si Harry Kejn apo Leroi Sané, por pothuajse nuk komunikon me të tjerët. Disa lojtarë e marrin vesh nga ndihmëstrajneri Zolt Lëv nëse do të luajnë apo jo.
Përveç këtyre, nuk janë pritur mirë as kritikat publike të bëra për skuadrën, sidomos për mesfushën. Marrëdhëniet janë ftohur që atëherë, veçanërisht me Joshua Kimih. Ndaj Tuhel duhet të bëjë kujdes që krisjet në dhomën e zhveshjes të mos thellohen, sidomos pas rezultateve si ai i Kupës, ku Bajern u eliminua nga Sarbryken i ligës së tretë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




