Bajerni afron talentin e radhës, firmos me Irankundën

E ndiqnin prej kohësh, por vetëm sot ka ardhur edhe zyrtarizimi. Nestori Irankunda është një lojtar i Bajernit. Talenti 17-vjeçar i Adelaide Junajtid ka qenë në fokusin e shumë skuadrave, por bavarezët kanë mundur konkurencën pasi kanë insistuar prej kohësh.
Irankunda i ka kushtuar arkave të klubit bavarez rreth 500 mijë euro ndërsa zyrtarizimi i transferimit të tij ende nuk është bërë për shkak të rregullave të FIFA-s, të cilat nuk lejojnë minorenët të transferohen nga një vend në një tjetër. Irankunda feston 18 vjetorin e lindjes më 9 shkurt dhe për këtë arsye do të jetë zyrtarisht i Bajernit duke nisur nga 1 qershori i 2024-ës.
“Me një lojtar si Nestori kemi gjetur një lojtar, i cili na jep një armë më shumë në fushën e lojës. Shpëjtësia e tij dhe aftësia për të dribluar rivalët do të jenë një plus i madh për ne”, tha shefi Bajern Kampus, Johen Zauer.
Irankunda në këtë sezon ka luajtur 3 ndeshje dhe ka shënuar një gol. Ai është pjesë e Australisë të moshave deri në 17 vjeç ku në 17 paraqitje ka shënuar 11 gola. Ai ka marrë një ftesë edhe nga “Kangurët” e mëdhenj, por ende nuk ka debutuar.
Historia e Irankundës është mjaft e vështirë pasi ka lindur në një kamp refugjatës në Tanzani, ku pridnërit e tij ishin shpërngulur pas luftës në Burundi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




