Balla: Duhet të shkojmë drejt një institucioni rajonal të prokurimeve publike

Politikë | 3 vite më parë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar se Shqipëria duhet të shkojë drejt një institucioni rajonal të prokurimeve publike. Balla shprehet se prokurimet publike mbeten një sfidë për të gjitha vendet, dhe jo vetëm për ato vende të cilat duan të anëtarësohen në Bashkimin Europian. Balla nënvizoi se në raportet e BE-së për prokurimet publike, Shqipëria rekomandohet si një vend që ka bërë një përparim mjaft të dukshëm.

“Rama ka rekomanduar dhe duhet të shkojmë drejt një institucioni rajonal të prokurimeve publike. Është një destinacion ku duhet të përqasemi. Prokurimet publike mbeten sfidë në të gjitha vendet, jo vetëm në ato që duan të anëtarësohen në BE.

Raportet e progresit nga ana e KE ti lexojmë njësoj dhe kur BE thotë që ky institucion e ka bërë punën si duhet”, tha Balla.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme