Balla: Makinat luksoze të sekuestruara do të përdoren nga Policia e Shtetit

Politikë | 3 vite më parë

Automjetet luksoze që i janë sekuestruar anëtarëve të organizatave kriminale do të kalojnë në pronësi të Policisë së Shtetit dhe do të përdoren prej tyre.

Lajmin e ka dhënë ministri i Brendshëm Taulant Balla.

“Mjetet luksoze të cilat përdoreshin nga anëtarë të organizatave kriminale, të konfiskuara, apo edhe të sekuestruara, do t’i kalojnë Policisë së Shtetit për të përmbushur nevojat e saj. Mjetet e shpejta do të përdoren nga Policia Rrugore, ndërsa mjete të tjera do t’i kalojnë Repartit RENEA për operacionet e tyre”.

Ndërkohë që prona të konfiskuara të krimit apo korrupsionit do të përdoren nga shteti për nevoja të caktuara dhe nuk do të nxirren në ankand.

“Mjete apo prona të paluajtshme të krimit apo korrupsionit, të konfiskuara, nuk do të nxirren më në shitje, për të parandaluar rikthimin e tyre tek të njëjtët, por do të përdoren për nevoja të shtetit”, thekson ministri Balla.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme