Balla pritet nga ministrja e Brendshme gjermane Faeser: Bashkëpunim i shkëlqyer mes dy policive

Ministri i Brendshëm Taulant Balla u prit në Berlin nga Ministrja e Brendshme Federale e Gjermanisë, Nancy Faeser.
Dy homologët e vunë theksin tek bashkëpunimi i shkëlqyer mes policive të dy shtetet.
Këtu përfshihen operacionet e përbashkëta të tyre, por edhe në kuadër të operacioneve me Interpol, Europol etj., në luftën kundër krimit të organizuar, krimeve kibernetike dhe migracionit të paligjshëm.
“Mirënjohje Qeverisë dhe Policisë Federale për mbështetjen e ofruar Policisë Kriminale dhe forcave RENEA. Falë mbështetjes së vyer gjermane Policia e Shtetit do të ketë një shërbim modern dhe të sigurtë komunikimi të brendshëm”, u shpreh ministri i Brendshëm Balla pas takimit.
Ai theksoi praninë e Kombëtares Shqiptare të Futbollit në Kampionatin Europian, përmes sjelljes model e mbresëlënëse të tifozëve shqiptarë.
Pjesëmarrja e Policisë Shqiptare krah kolegëve gjermanë në garantimin e sigurisë gjatë europianit ishte gjithashtu pjesë e bisedës mes dy ministrave të Brendshëm.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




