Balla: Rritja e pagave në sektorin privat dhe shtetëror, do të ketë ndikim edhe në rritjen e pensioneve

Politikë | 3 vite më parë

Socialistët parashikojnë fitore në garën për bashkinë e Mallakastrës, në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Kjo u nënvizua nga drejtuesi politik i PS për qarkun e Fierit, Taulant Balla, gjatë një takimi me zgjedhësit mallakastriotë.

Në këtë takim, Balla bëri të ditur se shumë shpejt do të nisë rruga Fier – Patos- Ballsh, një investim ky, sipas tij, shumë i rëndësishëm për zonën.

“Partia Socialiste do të marrë një rezultat të shkëlqyer. Shumë shpejt do të fillojë, siç e tha edhe kryeministri Rama në Mallakastër, rruga Fier-Patos- Ballsh, një investim shumë i rëndësishëm. Që ta bëjmë këtë rrugë duhet që Rama dhe Ismaili të punojnë së bashku. Duhet të mbështesim PS-në me Edi Ramën dhe Qerim Ismailajn kandidatin për bashkinë e Mallakastrës”,- deklaroi Balla.

Drejtuesi politik i qarkut komentoi edhe vendimin e qeverisë për rritjen e pagave dhe pensioneve.

Sipas tij, përpjekjet e qeverisë për të rritur pagat, qoftë në sektorin privat dhe atë shtetëror, do të kenë një impakt të drejtpërdrejtë edhe tek rritja e pensioneve.

“Duke rritur fondin, rriten edhe pensionet. Vitin e ardhshëm ne do kemi një vit historik me një rritje të rëndësishme të pensioneve. Na duhet që më 14 maj ta mbajmë Ballshin dhe gjithë Greshicën në të njëjtin drejtim, në drejtimin e duhur me PS dhe Qerim Ismailajn”– deklaroi Balla.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme