Balla takon Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Botërore Myslimane: Projekt i përbashkët dedikuar fëmijëve të dëshmorëve të Policisë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ndodhet në një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite, ku merr pjesë në Panairin Botëror të Sigurisë dhe Mbrojtjes që do të zhvillohet në Riad.
Ministri Balla gjatë ditës së sotme zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Botërore Myslimane Dr. Mohammad bin Abdulkarim Al-Issa.
Duke shpërndarë pamje nga takimi, Balla shkruan në rrjetet sociale se është një zë udhëheqës global i islamit të moderuar, që promovon mirëkuptimin, përkujdesjen dhe bashkëpunimin mes njerëzve kudo në botë.
“Mirënjohje për mbështetjen e një projekti të përbashkët dedikuar fëmijëve të dëshmorëve të Policisë së Shtetit”, përfundon Balla.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




