Balla thirrje përdoruesve të mjeteve lundruese: Respektoni perimetrat e sigurisë ujore

Aktualitet | 3 vite më parë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla i bën thirrje përdoruesve të mjeteve lundruese, që të respektojnë me rigorozitet perimetrat e sigurisë ujore për plazhisët, të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete.

Balla thekson se Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare janë në krye të detyrës për të monitoruar plazhet ku po pushojnë qytetarë të shumtë vendas dhe të huaj.

“Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare janë në krye të detyrës për të monitoruar plazhet ku po pushojnë qytetarë të shumtë vendas dhe të huaj. Dua t’i kujtoj përdoruesve të mjeteve lundruese, që të respektojnë me rigorozitet perimetrat e sigurisë ujore për plazhisët, të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete. Nuk do të ketë asnjë tolerim në asnjë rrethanë dhe për askënd”, theksoi Balla ndërsa fton qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të telefonojnë 112, duke iu garantuar reagim të shpejtë, me forcën e ligjit.

Nga ana e saj Drejtoria e Policisë Kufitare, bllokoi 32 këtë të diel (13 gusht) 32 mjete lundruese nga Ksamili në Velipojë. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme