Balla viziton efektivin e plagosur: Reagim të fortë për këdo që ngre dorë ndaj punonjësve të policisë

Aktualitet | 3 vite më parë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka vizituar këtë të mërkurë (16 gusht) policin që mbeti i plagosur në Himarë, Redin Çaushaj.

Balla ka kërkuar dënim ekzemplar për autorin pasi për të kushdo që ngre dorën mbi efektivët e policisë, ka goditur shtetin.

“Duhet të jetë e prerë kushdo që do të ngrejë dorë kundër një punonjësi policie të mos i bindet urdhrit të një punonjësi policie, reagimi ynë do të jetë shumë i fortë. I kërkoj publikisht që ky rast të hetohet publikisht ndaj personit që tentoi të godasë punonjësin e policisë të ketë një dënim ekzemplar. Kushdo që godet një punonjës policie ka goditur shtetin, ’tha Balla.

Ministri bëri me dije se efektivi ka kaluar rrezikun për jetën pasi  iu nënshtrua një operacioni që zgjati për disa orë që nga ora 1 e mëngjesit  deri në oren 8 pas goditjes me thikë që mori në qafë.

Ngjarja u regjistrua te kthesa e fshatit Pilur, ku disa persona kanë qenë duke u konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin. Në momentin që po ndodhte konflikti, efektivi, me detyrë inspektor i Policisë së zonës në Lukovë, jashtë orarit të shërbimit, ka qenë duke kaluar në rrugë dhe ka ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. 

Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes i cili akuzohet për veprën penale “vrasja e punonjësve të policisë së shtetit”, mbetur në tentativë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme