“Ballkani i Hapur”, nis punimet samiti në Ohër

Politikë | 4 vite më parë

Ka nisur dita e dytë e samitit të nismës rajonale “Ballkani i Hapur” që po zhvillohet në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Kryeministrat e Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë së Veriut do të nënshkruajnë disa marrëveshje, kryesisht në fushën e turizmit e kulturës, si edhe në lëvizjen e lirë të qytetarëve, ndërsa në këtë samit do të jenë prezent edhe kryeministri i Malit të Zi, si edhe Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjë Hercegovinës, të cilët do të kenë statusin e vëzhguesit.

Liderët e 5 vendeve të Ballkanit, Kryeministri shqiptar, Edi Rama, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçeski, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazaoviç si dhe kryetari i këshillave të Ministrave të Bosje Hercegovinës, Zoran Tageltija zhvilluan dje një darkë pune, ndërsa ditën e sotme do të japin mesazh nëpërmjet një lidhje online edhe i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Varhelyi.

Ditën e djeshme, Varhelyi deklaroi se paketa e investimeve e BE prej 30 miliardë eurosh do të mund të jetë e plotë vetëm nëse nismës “Ballkani i Hapur” i bashkohen të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

Nismës “Open Balkan” iu bashkua zyrtarisht edhe Mali i Zi, i cili do të përfaqësohet nga kryeministri Dritan Abazoviç, ndërsa Bosje Hercegovina nuk e ka shprehur ende vendimin e saj, ndonëse do jetë vëzhguese. Nga ana tjetër, Kosova është deklaruar prerazi kundër kësaj nisme. 

Axhenda e ditës së dytë të Samitit:

 10.00 – Hapja e samitit “Open Balkan” (Vendi: salla Biljana, hotel Metropol)

10.45 – Seanca e parë plenare: Turizmi (Vendi: Salla Biljana)

11.15 – Seancë koordinuese e liderëve me komunitetin ndërkombëtar.

12.15 – Seanca e dytë plenare: Kultura (Vendi: Salla Biljana)

12.30 – Mundësi për takime bilaterale të liderëve

 13.30 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve

 13.35 – Konferencë për shtyp e tre liderëve

 14.45 – Vizitë në manastirin e Shën Naumit

 15.05 – Eksplorim i burimeve të liqenit të Ohrit me varkë

 15.35 – Dhënia e çmimit të lidershipit rajonal për nismën e Ballkanit të Hapur për Kryeministrin

             Kovaçevski, Presidentin Vuçiç, Kryeministrin Rama dhe ish-Kryeministrin Zaev nga Kryetari i Dhomës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, z.Branko Azeski, në 100 vjetorin e dhomës së tyre

 18.15 – Kthimi për Tiranë

Krzeministri Rama dhe homologu i tij, Kovaçevski

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme