Balluku inspekton Drejtorinë e Shërbimeve të Transportit Rrugor: Të rrisim cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku së bashku me kreun e DPSHTRR-së Blendi Gonxhe kanë inspektuar nga afër godinën e re të Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugor.
Sipas Ballakut, qëllimi kryesor është përmirësimi i shërbimeve për qytetarët në gjithë vendin pa dallim.
“Jam e surprizuar se këtë projekt e kemi nisur bashkë dhe ka qenë një shkëmbim mes kolegësh duke treguar mirëkuptim të plotë. ARRSH lëshoi pronën e vet dhe ne bëmë një procedurë në të mirë të qyqarëve të Korçës dhe të gjithë që vijnë të marrin shërbim këtu. Synimi ynë është të shërbejmë në mënyrë sa më cilësore. Unë ju përgëzoj për të gjithë punën që është bërë këtu. Shpresojmë që të vazhdojmë kështu”, tha ajo.
Nga ana e tij, Gonxhe u shpreh se po punohet me arkivat e drejtorive, me qëllim digjitalizimin e tyre dhe uljen e përdorimit të letrës.
“Jemi në situatën që po administrojmë dhe të ulim përdorimin e letrës. Duhet të kemi një mendësi krejt tjetër me letrën. Duhet të ndryshojmë mentalitetin dhe skemën e shërbimit që po bëhet. Po skanojmë regjistrin dhe po indeksojmë regjistrat”, tha ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




