Balluku: Korridori 8 pjesë e TEN-T, mbështetje me fonde nga BE

Bashkimi Europian ka përfshirë Korridorin 8 si pjesë të Rrjetit Ndëreuropian të Transportit, TEN-T.
Lajmin e ka bërë të ditur të enjten në parlament zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku.
“Sapo vij nga një takim me Komisionerin Varhelyi, i cili sapo më ka konfirmuar edhe një herë se Korridori 8 tashmë është i miratuar nga Bashkimi Europian, nga Komisioni dhe nga të gjitha forumet e tjera dhe është thjesht çështje ditësh për t’u bërë publik dhe me miratimin e këtij Korridori” tha zonja Balluku para deputetëve.
“Si pjesë e TEN-T, ne do të kemi mundësi që të gjitha projektet tona” shtoi ministrja. Zonja Balluku kujtoi me këtë rast ndërtimin e bajpaseve të Elbasanit, Librazhdit, hekurudha Durrës – Pogradecin e cila do të lidhet me Maqedoninë e Veriut. “Janë të gjitha projekte europiane të cilat do të mbështeten edhe me fondet e Bashkimit Europian” tha zonja Balluku.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



