Balluku në OKB: Shqipëria synon që përdorimi i energjisë së rinovueshme në vitin 2030 të shkojë në 54.5%.

Ekonomi | 3 vite më parë

Shqipëria synon që përdorimi i energjisë së rinovueshme në vitin 2030 të shkojë në 54.5%. Kjo u bë me dije nga zv.kryeminsitrja Belinda Balluku në takimin e nivelit të lartë politik në Kombet e Bashkuara, gjatë parashtrimit të  objektivave të qeverisë për rritjen e investimeve energjitike.

Shqipëria theksoi zonja Balluku ka kohë që angazhohen për këtë axhendë dhe është e sigurtë që do të arrijë shumë shpejt këtë objektiv. “Gjatë vitit 2022, Shqipëria përdori 42% energji të rinovueshme në shkallë vendi, ndërkohë që targeti i vitit 2030 është 45%. Me këto ritme kemi vendosur që për vitin 2030 targeti të jetë 54.5%” tha ministrja Balluku. 

Ky takim,  parapërgatit  atë që do të ndodhë në Samitin e shtatorit, ku të gjitha vendet do të ulen për të folur për një udhërrëfyes per vitin 2030. 

Gazetare Amela Koçerri

/ rtsh /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme