Balluku: Nuk do të ketë kufizime në furnizimin me energji

Ekonomi | 4 vite më parë

 

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi investimet në nënstacionin elektrik të Lushnjës, të cilat synojnë të garantojnë siguri energjetike dhe furnizim brenda të gjitha parametrave për abonentët.

Ministrja Balluku u shpreh se falë investimeve të kryera eficienca e sektorit energjetik është rritur, pasi niveli i humbjeve ka zbritur në 19 % nga 45 % që ishte në 2013.

Ky sipas saj, ishte dhe një nga faktorët që favorizoi qeverinë për të mbështetur në këtë kohë krize çdo familje shqiptare dhe biznesin e vogël.

“Ne nuk e kemi rritur çmimin e energjisë elektrike as për konsumatorët familjarë dhe as për biznesin e vogël. Ndërkohë po diskutojmë prej disa kohësh se si mund të ndihmojmë bizneset e mëdha që janë në treg të lirë, për shkak të direktivës së BE-së, e që sot për përballen me çmime stratosferike, ku duhet të blejnë energjinë deri në 60 lekë kilovatin”, tha zv/kryeministrja

Ndërkohë, Balluku bëri të ditur se nuk do të ketë kufizime në furnizimin me energji. ( Sipas ATSH )


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme