Banjaia, fitime marramendëse në Moto GP

Moto GP | 3 vite më parë

Francesko Bagnaia sapo ka përfunduar një sezon të vështirë, por triumfues, duke kulmuar me fitoren e titullit të tij të dytë radhazi në MotoGP, i treti në karrierë. Nga gara e parë në Portimao deri në atë të fundit në Valencia, piemontezi bëri një sezon të nivelit absolut, në të cilin ai mundi fillimisht të fitonte pikë të çmuara dhe më pas të menaxhonte rikthimin konkurrues me Jorge Martin.

Një vit, ai për numrin 1, i vështirësuar edhe më shumë nga aksidenti i tmerrshëm në Barcelonë, që rrezikoi të komprometonte seriozisht pjesën tjetër të karrierës së tij. Por që fatmirësisht u zgjidh me pilotin që demonstroi shpejtësi, këmbëngulje dhe dinakëri me konkurrentët e tjerë. Por kurora e fituar nga Bagnaia përfaqëson një arritje të rëndësishme edhe në nivel ekonomik.

Në bazë të marrëveshjes me Ducatin, Pecco ka marrë çmime të rëndësishme për podiume, fitore dhe tituj të vendosura këto nga bordi drejtues i skuadrës. Kështu bagnaia ka marrë një bonus prej 100,000 euro për çdo fitore, 50,000 për çdo vend të dytë dhe 30,000 për çdo vend të dytë. Duke llogaritur rezultatet e arritura nga Pecco me 7 fitore, 6 vende të dyta dhe 2 të treta, në total ai ka grumbulluar mbi një milion euro.

Kësaj shifre i shtohet çmimi i paguar nga Borgo Panigale për titullin Botëror, rreth 1.5 milionë, ato të fituara në Garat e Sprintit të shtunën dhe paga fikse e pilotit, që e çojnë shumën e fituar nga Banjaia në 5 milionë euro, në përfundim të botërorit 2023 të Moto Gp.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme