Banjat e Bënjës në Përmet/ Bukuri të rralla natyrore dhe veti kuruese për shëndetin

Ujërat termalë të Bënjës në zonën e Përmetit së fundmi janë kthyer në “magnetin” e vizitorëve vendas dhe të huaj.
Ky është rezultat jo vetëm i bukurive të rralla natyrore, por edhe i vetive kuruese për shëndetin.
“Na thanë se bën mirë për shëndetin. Erdhëm këtu me shpejtësi se kemi dhimbje të kockave,” thotë një qytetar nga Vlora.
Sipas pushuesve në zonën që ndodhen banjat e Bënjës ka nevojë për disa ndërhyrje të vogla, por të domosdoshme.
“Në zonën e Këlcyrës të vetmet gjëra që mungojnë këtu janë dy dhoma për ndërresë, dy tualete, kosha, pastrimi,” shprehet një banore e zonës.
Në Bënjë gjenden gjashtë burime ujore termale me bazë sulfurore, që njihen për efekt të lartë kurues, nga të cilat katër burime përdoren për sëmundjet kronike të reumatizmës, veshkave, stomakut dhe sëmundjeve të ndryshme të lëkurës.
Gazetare: Megi Mëhilli
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




