Banka Botërore ul parashikimin e rritjes për vitin 2021

Banka Botërore (BB) e uli sot parashikimin e saj të rritjes globale për 2021, duke e vlerësuar perspektivën ekonomike si shumë të pasigurt, në sfondin e infektimeve të reja COVID-19 dhe vaksinimeve.
“PBB-ja globale pritet të rritet me 4 % këtë vit, përkundrejt një rritjeje prej 4,2 % e parashikuar qershorin e kaluar”, tha ajo në një deklaratë.
Institucioni paralajmëroi, gjithashtu, për kriza të mundshme seriale të borxheve, kryesisht në vendet në zhvillim dhe ekonomitë start-up./afp
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




