Barack Obama: Një zgjedhje nuk do të ndalojë “prishjen e së vërtetës” në SHBA

Shtetet e Bashkuara përballen me një detyrë të madhe në përmbysjen e një kulture të “teorive të çmendura të komplotit” që kanë përkeqësuar përçarjet në vend, thotë Barak Obama.
Në një intervistë për BBC, ish-presidenti thotë se SHBA janë ndarë më ashpër se madje katër vjet më parë, kur Donald Trump fitoi presidencën.
Dhe Z. Obama sugjeron që fitorja e Joe Biden në zgjedhjet e SHBA në 2020 është vetëm fillimi i riparimit të këtyre ndarjeve.
“Do të duhen më shumë se një zgjedhje për t’i kthyer këto prirje,” thotë ai.
Zoti Obama argumenton se trajtimi i një kombi të polarizuar, nuk mund t’i lihet vetëm vendimeve të politikanëve, por gjithashtu kërkon edhe ndryshime strukturore dhe njerëz që dëgjojnë njëri-tjetrin – duke rënë dakord mbi një “grup të përbashkët faktesh” përpara se të argumentojnë se çfarë të bëjnë për to.
Sidoqoftë ai thotë se sheh “shpresë të madhe” në qëndrimet “e sofistikuara” të brezit të ardhshëm, duke i nxitur të rinjtë të “kultivojnë atë optimizëm të kujdesshëm që bota mund të ndryshojë” dhe “të bëhen pjesë e këtij ndryshimi”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




