Barazim në derbin e Madridit, Atletico ndal Realin

Përfundon 1-1 derbi i Madridit ndërmjet Realit dhe Atletikos. Pati pak emocione në pjesën e pare. Reali e mbajti topin për një kohë të gjatë, pa mundur megjithatë të lirojë Vinicius dhe Benzema. Braziliani ishte i mbyllur mirë në kafaz në të majtë, me miqtë që qëndronin të rregullt dhe kontrollonin në mënyrë perfekte ofensivën e Merenges. Në minutën e 23-të, Colchoneros humbën Reinildo, i cili u detyrua të largohej për shkak të një dëmtimi (zëvendësuar nga Gimenez). Pjesa e parë u mbyll 0-0.
Në pjesën e dytë Simeone tentoi të rrisë normën teknike të skuadrës së tij, duke futur Correan dhe Lemar. Megjithatë, argjentinasi i Atletico-s gaboi rëndë në minutën e 64-të, duke tundur shumë krahët për të hequr qafe mbulimin e Rudigerit: për Gil Manzanon nuk kishte dyshime, bërryl dhe përjashtim direkt. Pavarësisht inferioritetit numerik (dhe hyrjes së Modric, Tchouameni dhe Camavinga), Atletiko ishte më shumë në kontakt me topin dhe madje zhbllokoi ndeshjen. Në minutën e 78-të ishte Gimenez që shënoi me kokë në goditjen e lirë të Griezmann, 1-0.
Blancos reaguan menjëherë, nën goditjet e Luka Modric. Në minutën e 85-të, kroati futi topin në zonë nga këndi, në radhë të parë ishte i porsaardhuri Alvaro Rodriguez (lindur në 2004), i cili i parapriu të gjithëve dhe me kokë dhe firmosi 1-1. Në finale, të besuarit e Ançelotit tentuan të sulmojnë për ta fituar ndeshjen, por ajo përfundoi 1-1. Real Madridi ngjitet në 52 pikë, me Barcelonën që tani mund të shkojë në +10. Atletico Madrid mbetet në vendin e katërt, duke u ngjitur në 42 pikë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




