Barça, e gatshme t’i kërkojë UEFA-s 100 milionë euro

Spanjë | 4 vite më parë

Nëse UEFA, në fund të hetimit të nisur për ‘Caso Negreira’, do të sanksiononte Barcelonën me përjashtimin nga Liga e Kampionëve të radhës pa pritur asnjë dënim të shkallës së parë dhe të dytë nga drejtësia spanjolle, atëherë klubi spanjoll do të bënte një kërkesë për dëmshpërblim miliona dollarësh jo më pak se 100 milionë euro për dëmet që do të pësonte.

Siç raportohet nga Mundo Deportivo, është duke u vlerësuar shuma që Barça merr për pjesëmarrjen në Champions League çdo sezon, plus dëmet për shumat e sponsorëve. Ndaj, në rast të një dënimi, Barcelona jo vetëm që do të apelonte por do të paraqiste në gjykatë dëmshpërblimin e dhënë nga “dëmi pasues” dhe “humbja e fitimeve”.

Procedura do të niste kur drejtësia spanjolle të mos zbulonte asnjë shkelje penale në “Caso Negreira”. Në atë rast, do të ishte detyruese për UEFA-n, e cila nuk mund të binte ndesh me legjislacionin në fuqi në një shtet ose të kundërshtonte dënimin e tij. Ekziston një precedent për një situatë të ngjashme, kur UEFA e përjashtoi Fenerbahcen nga Liga e Kampionëve 2011-2012 pas akuzave për trukime ndeshjesh në të cilat klubi turk u lirua nga të gjitha akuzat.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme