Barça në telashe, shuma monstruoze që duhet t’i paguajë autoriteteve

Spanjë | 3 vite më parë

Teksa kërkon një trajner të ri pas dorëheqjes së paralajmëruar të Xavi, Barcelona duhet të merret edhe me taksat spanjolle. Në fakt, katalanasit përfunduan në telashe për detyrimet e prapambetura. Sipas një shënimi gjyqësor, pagesat e prapambetura janë pjesë e transaksioneve midis 2012 dhe 2015 dhe i referohen shërbimeve të paguara për agjentët e lojtarëve. Shifra është mjaft e frikshme.

Barcelona i detyrohet organeve tatimore gati 23 milionë euro. Në shënim lexohet: “Nga faktet e konstatuara nga Inspektorati, rezulton se pagesat e bëra nga kompania janë bërë në emër dhe për llogari të sportistëve, përfitues të vërtetë të shërbimeve të kryera nga agjentët, ndërkohë që rezulton se agjentët ofrojnë një shërbim të porositur nga Klubi ose në emër të Klubit, fakt i cili nuk është i akredituar në asnjë mënyrë. Inspektorati del në përfundimin se marrëdhënia e krijuar mes Barcelonës dhe agjentëve shërben ekskluzivisht për të mbuluar pagesat e bëra nga Klubi për lojtarët”.

Sipas raporteve të mediave spanjolle, vendimi është subjekt i apelimit dhe klubi tashmë po punon për ta bërë këtë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme