Barcelona bie me Almerian, Reali shkon në -7

Padyshim, La Liga mbetet e hapur. Pavarësisht barazimit të Realit në derbin e Madridit me Atleticon, Barcelona nuk ishte në gjendje të zgjatet dhe madje bie në Andaluzi, e mundur 1-0 nga Almeria, falë golit të Bilal Touré. Një humbje e papritur për skuadrën e Xavit dhe që mban gjallë shpresat e Realit, i cili në këtë pikë mund të marrë në konsideratë pikën e fituar në derbin e Madridit me Atleticon, që i çon merengues në -7 nga kryesuesit.
Frenim i keq për Athletic – Athletic Bilbao humbet në shtëpi ndaj Girona duke bërë një ndalesë të papritur për garën që të çon në Evropë. Formacioni bardhekuq kompromentoi lojën në pjesën e pare, nuk ishte një ditë veçanërisht e mirë për vendasit, pasi miqtë kaluan në epërsi me Aleix Garcia, dhe dyfishuan epërsinë e tyre menjëherë pas autogolit të de Marcos. Athletic shkurtoi distancën me Berchiche, por një tjetër autogol i Vesga-s e kthen ndeshjen malore. Raul Garcia shkurtoi distance, por ishte tepër vonë.
Celta fiton siguri – Në përballjen e mbijetesës mes Celtës dhe Valladolid, vendasit dominuan dhe fituan tri pikë të rëndësishme jetike. Avantazhi i Celta erdhi pas shtatëmbëdhjetë minutash falë Seferovic, dyfishimi mban firmën e Veiga dhe vjen pak pas gjysmë ore. Me rezultatin e sigurtë, gjetën golin e tretë në pjesën e dytë, sërish me anë të Veiga. Celta shkëputet nga Valladolid me tri pikë, duke u larguar përkohësisht nga zona e rënies.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




