Barcelona humbet një mbrojtës, dëmtim i rëndë për Balde

Probleme për Barcelonën e Xavi Hernandezit. Humbja në “San Mamés” kundër Athletic Bilbao eliminoi skuadrën “blaugrana” nga Kupa e Mbretit, ndërsa Alejandro Balde u largua pas vetëm 22 minutash lojë për shkak të një dëmtimi.
Klubi ka bërë të ditur rezultatet e testeve të cilave iu nënshtrua mbrojtësi i krahut, të cilat zbuluan një dëmtim të rëndë në kofshën e djathtë, që do ta detyrojë lojtarin e ri t’i nënshtrohet një operacioni.
Në ditët në vijim, Balde do të fluturojë drejt Finlandës për t’iu nënshtruar një operacioni me doktorin Lasse Lempainen, një nga mjekët më të mirë në këtë fushë.
Kohët e rikuperimit nuk janë përcaktuar ende, por Balde me shumë gjasa do të detyrohet të humbasë ndeshjen e dyfishtë kundër Napolit në fazën e 16-të të Ligës së Kampionëve, e planifikuar për 21 shkurt (ndeshja e pare) dhe 12 mars (ndeshja e kthimit).
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




