Barcelona, konfirmimi i Cancelos është prioritet

Barcelona është e gatshme të hedhë themelet për sezonin e ardhshëm dhe për ta bërë këtë, së pari duhet të kuptojë se cilën nga huazimet e marra verën e kaluar do të konfirmojë në mënyrë të përhershme.
Sigurisht që objektivi numër një do të jetë konfirmimi i Joao Cancelo, i cili ka impresionuar me paraqitjet e tij, duke u përshtatur në mënyrë perfekte në pozicione të ndryshme në fushë, duke përfshirë zëvendësimin e të dëmtuarit Alejandro Balde në anën e majtë të mbrojtjes.
Katalanasit janë me të vërtetë të etur për të arritur një marrëveshje të përhershme me Manchester Cityn dhe janë të gatshëm të ofrojnë 15 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij edhe në sezonet e ardhshme, sipas Sport. Këtë sezon, anësori portugez ka bërë 22 paraqitje në La Liga dhe 7 të tjera në Ligën e Kampionëve, me tre gola në total dhe katër pasime fituese.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




