Barcelona, llogaritë nuk bindin

Spanjë | 4 vite më parë

Situata financare e Barcelonës nuk është e mirë. Në klubin katalanas ka një shqetësim të madh për afatet e lidhura me pagesën e lojtarëve që përplasen me kufizimet financiare. Siç raporton Marca, situata financiare jo vetëm që do ta pengojë Xavi-n të ketë përforcime në merkaton e dimrit, por edhe në verë. Klubi po shqyrton ristrukturimin e llogarive duke ulur faturën e pagave.

Pas Pique, i cili është larguar, drejtuesit po mendojnë të gjejnë një zgjidhje për pagat e lojtarëve si, Jordi Alba, Sergi Roberto dhe Busquets, tre senatorëve që prej vitesh kanë mbajtur peshën e madhe në fushë. Busquets i përfundon kontrata në qershor dhe dëshira e tij është të largohet dhe të përfitojë një kontratë fitimprurëse në Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Barcelona në fakt është gati t’i kërkojë rinovim, por me kusht që t’i ulin ndjeshëm pagën. Një situatë shumë e ngjashme edhe për Jordi Alban. Klubi është përpjekur ta largojë në verë por pa sukses. Kontrata e 33-vjeçarit skadon në vitin 2024 dhe drejtuesit në janar do t’i kërkojnë uljen e pagës.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme