Barcelonën e “shpëtojnë” sauditët, tre yje bëhen gati për “Saudi

Spanjë | 3 vite më parë

Vështirësitë financiare të Barcelonës mund të ndihen më pak gjatë merkatos së verës pasi në “ndihmë” të klubit katalan mund të vijnë skuadrat e Arabisë Saudite.

Mësohet se Laporta po gjen blerës për tri yje të skuadrës në mënyrë që të “financojë” merkaton për sezonin e ri. Thuhet se në dalje janë emra si Rafinja (27 vjeç), Zhyl Kunde (25 vjeç) dhe Ferran Torres (24 vjeç).

Për brazilianin e interesuar është skuadra e Totenhem, e cila ka ofruar deri në 70 milionë euro. Presidenti i Barçës po merr kohë pasi shpreson në një ankand të mundshëm ku mund të futen edhe skuadrat saudite, të cilat mund të ofrojnë edhe më shumë.

Të njëjtin skenar Laporta ka përgatitur edhe për Kynde dhe Torres, të cilët nuk janë më në planet e klubit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme