Bardhi: Gjykata s‘mund të jetë e pavarur kur Zhukri vendos pro Berishës, dhe politike, kur s‘i nënshtrohet Berishës

Debatet në PD, për çështjen e legjitimitetit të drejtitmit të partisë më të madhe të opozitës, vijojnë të sjellin reagime mes palëve të përfshira në këtë përplasje. Gazment Bardhi ka reguar ndaj deklaratave të Sali Berishës, i cili ka sulmuar Gjykatën e Tiranës, sa i përket çështjes së PD-së. Zoti Bardhi shkruan se Gjykata nuk mund të jetë e pavarur, kur gjyqtari Agron Zhukri vendos pro tij.
“Sali Berisha duhet t’i japë fund hipokrizisë me demokratët dhe përçarjes së tyre. Standardi i dyfishtë me gjykatat dëmton besimin e demokratëve në ringritjen e PD. Gjykata nuk mund të jetë e pavarur, kur Zhukri i Berishës vendos pro tij dhe është politike, kur gjykata nuk i nënshtrohet akuzave të tij. Vendimi i gjykatës për çështjen e PD, cilido qoftë ai, duhet t’i hapë rrugën bashkimit të vërtetë të demokratëve”, shkruan Bardhi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



