Bardhi i përgjigjet Berishës: Baltos me shpifje këdo në PD që s’është mburojë për familjen tënde

Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur Sali Berishës, i cili e akuzoi atë dhe Enkelejd Alibeajn si të shitur te maxhoranca, në lidhje me çështjen e presidentin.
Me një postim në Twitter, Bardhi shkruan se ish-kryeministri baltos me shpifje këdo në PD që, sipas tij, nuk është mburojë për familjen e Berishës.
“Poshtërimi i vetvetes dmth të jesh damkosur ndërkombëtarisht se ke përdorur pushtetin për të pasuruar familjarët, dhe të mos ndalesh, por të kërkosh ti pasurosh akoma, duke marrë peng PD dhe duke baltosur me shpifje këdo që nuk është në PD si mburojë për familjen tënde”, shkruan Bardhi.
Komisioni i Rithemelimit i ka konsideruar si “farsë” negociata mes maxhorancës dhe opozitës për presidentin e ri, ndërsa kreun e grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeajn e kanë akuzuar si të shitur te PS.
Mazhoranca dhe opozita arritën dakordësinë për zgjedhjen e presidentit të ri, ku në dy raundet e tjera të votimit, propozimi do të vijë vetëm nga opozita, ndërsa nëse nuk zgjidhet në këto dy raunde, atëherë në raundin e katërt dhe të pestë presidenti zgjidhet me më shumë se gjysmën e votave të parlamentit, ku mazhorancës i lind e drejta ta zgjedhë e vetme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




