Basha: Arbitrazhet ndërkombëtare, dështimet e radhës së qeverive socialiste

Ekonomi | 6 vite më parë

Ndërsa kryeministri Edi Rama shkruan për arritjet e qeverisë së tij, kryetari i Partisë Demokratike në opozitë Lulzim Basha, shkruan në rrjetet sociale për ato që ai i quan dështime të radhës të qeverive socialiste. 
Sipas zotit Basha, taksapaguesit shqiptarë rrezikojnë  të paguajnë mbi 450 milion euro nga arbitrazhet ndërkombëtare.
Kjo çështje është nga më të debatueshmet në politikën shqiptare gjatë viteve të fundit.
Të dy palët pavarësisht nga qenia ose jo në pushtet kanë akuzuar reciprokisht njëra tjetrën për përgjegjësi. Më së shumti bëhet fjalë për humbjet e shtetit shqiptar në ballafaqim me firma ndërkombëtare të cilat kanë marrë përsipër të ndërtojnë vepra të ndryshme në Shqipëri.
Më domethënësia është përballja e Shqipërisë me investitorin italian, Francesco Becchetti, në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve. Ajo ka përfunduar me një vendim në favor të investitorit italian duke i akorduar një kompensim prej 108 milionë eurosh.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme