Basha armëpushim? Neza: Të dorëzojë bashkëkryetarin e Reformës Zgjedhore!

Politikë | 3 vite më parë

Anasliti Sami Neza duke analizuar situatën brenda kampit opozitar u shpreh se Kryetari i PD-së, Lulzim Basha nëse dëshiron që të bashkojë opozitën ka mundësi ta bëjë këtë duke i dhënë të ashtu quajturve grupit të “Rithemelimit” pozicioni e bashkëkryetarit të reformës.

Neza tha në  “3D”,  që si “rrallë herë në dorë e ka z. Basha që të bëjë dhe armëpushimin me pjesën tjetër të opozitës.  Të dorëzojë pozicionin e bashkryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore sepse legjitimiteti i këtij pozicioni vjen për shkak të shumicave”.

“Në qofse nuk e ke shumicën dhe nuk flet në emër të shumicës do të thotë që shanset janë që nuk je legjitim në atë pozicion” theksoi Neza .

Kjo është një mundësi e mirë për të gjetur paqen mes dy grupimeve opozitare sepse sipas Nëse, “reformat e sugjeruar nga OSBE/ODIHR janë reforma që përmirësojnë standardet por asnjë nuk është për të ndryshuar sistemin.  Në 4 kërkesa  themelore janë të lidhura në vendosjen dhe përmirësimin e standardeve dhe të kodit zgjedhor”.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme