Basha: Arsyeja pse ekzistojmë si forcë politike është që t’ju shërbejmë njerëzve, jo vetes

Pas ndryshimeve në statutin e PD-së në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, kryetari i kësaj force politike, Lulzim Basha, një ditë më pas (të dielën), ka thirrur mbledhjen e Kryesisë së demokratëve. Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Basha sqaron se qëllimi i ekzistencës së PD në këtë rrugë të re që po nis do të jetë t’ju ofrojë shqiptarëve alternativë dhe jo t’i shërbejë vetes.
“Arsyeja pse ekzistojmë si forcë politike është që t’ju shërbejmë njerëzve, jo vetes tonë! Qëllimi i ekzistencës sonë është që t’ju ofrojmë shqiptarëve alternativë për qeverisjen e tyre, zgjidhje për problemet e tyre, rrugëdalje për hallet e tyre, vizion për të ardhmen e tyre. Ky do të jenë udhërrëfyesi në rrugën e re që nisim sëbashku.”, – shkruan Basha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




