Basha bashkëbisedim me mjekët: Mbështetje maksimale për stafin shëndetësor

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, gjatë një bashkëbisedimi me një grup mjekësh për situatën e pandemisë COVID-19 tha se do këtë mbështetje maksimale për infermierët, dhe për të gjithë stafin shëndetësor. “Mbështetje totale, të menjëhershme siç e kam deklaruar dhe që është produkt i punës së përbashkët në dialog me ju, me paketat për rrogat për mjekët dhe infermierët në nivelin të paktën që ka rajoni. Të ndërtojmë një sistem ku dhe pacienti të shërbehet pavarësisht prej mundësive apo pamundësive ekonomike dhe mjekët e infermierët të ndjehen dinjitozë në punën e tyre, pasi po sakrifikojnë gjithçka edhe jetën”, tha zoti Basha gjatë bashkëbisedimit me mjekët.
Lideri demokrat kërkoi që Prokuroria të hetojë fshehjen e numrit të viktimave COVID-19. “Ata që humbin jetën sipas denoncimeve të ardhura nga mjekët janë shumë më shumë nga ata që raportohen zyrtarisht. Kësaj i thonë të fshihesh pas gishtit dhe do të thotë me mbajtjen ulët të numrit të testimeve e cila sjell si pasojë përhapjen më të madhe dhe të shpejtë të infeksionit, që pastaj sjell si pasojë kolapsin e sistemit shëndetësor”, u shpreh kreu i PD.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




