Basha i drejtohet Ramës: Lëri trillimet, ekonomia jonë është në kolaps!

Politikë | 6 vite më parë

Kryetari i Partisë Demokratike vazhdon të këmbëngulë se qeveria e kryeministrit Rama ka çuar ekonominë në kolaps. Zoti Basha i përgjigjet kryeministrit në lidhje me kërkesën për të sqaruar pozicionin ndaj akuzave që vijnë për filmimet e masakrës së Krushës së Madhe dhe rolin e tij në hetimin e UÇK-së, duke u shprehur se kryeministri merret vetëm me trillime dhe gënjeshtra kundër tij,  ndërkohë që vendi ndodhet në kolaps shëndetësor dhe ekonomik. “Ndërsa Rama merret vetëm me trillime dhe gënjeshtra kundër meje, ekonomia jonë është në kolaps. Studimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar tregon se Shqipëria është ekonomia më pak e kredituar në Ballkan. Për 7 vite me radhë Rama e shkatërroi ekonominë. Kjo është arsyeja pse Rama nuk jep ndihmë financiare për familjet që vuajnë nga kriza. Shqipëria është vendi që u jep më pak ndihmë ekonomike qytetarëve të saj”, shprehet Basha.

Lideri demokrat Basha premton se PD do ta ndryshojë këtë situata. “Ne do ndihmojmë të gjithë qytetarët, biznesin, të vetëpunësuarit, dhe do të sigurojmë ndihmë financiare për çdo familje. Bashkë do sjellim shpresë të re për Shqipërinë”, shkruan zoti  Basha


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme