Basha: Ka ardhur koha të sjellim shpresë dhe zhvillim për vendin tonë

Politikë | 6 vite më parë

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama se ka detyruar të rinjtë të ikin nga vendi. Duke iu referuar të dhënave të Eurostat, që treguan se, përgjatë viteve 2017-2019 lejet e qëndrimit për shqiptarët në Gjermani u dyfishuan, kreu i PD thotë se Shqipëria renditet e gjashta në botë për emigracion masiv. “Eurostat e renditi Shqipërinë në vendin e gjashtë në botë për emigracionin masiv. Për 8 vjet me dështimet e tij, Rama e shkatërroi ekonominë dhe i detyroi të rinjtë tanë të ikin. Për shkak të dështimeve të Ramës, situata ekonomike është sot më e keqja në rajon, ” shkruan zoti Basha.
Sipas liderit demokrat ka ardhur koha të largojmë Ramën dhe të sjellim shpresë dhe zhvillim për vendin tonë. “Ne shqiptarët jemi të suksesshëm kudo në botë – ndaj nuk ka asnjë arsye pse të mos kemi sukses këtu në vendin tonë! Ka ardhur koha për ndryshim. Ka ardhur koha të largojmë Ramën dhe të sjellim shpresë dhe zhvillim për vendin tonë!” shkruan ai në postim në Facebook. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme