Basha kërkon hetim për “non grata”/ Berisha: Ai nuk shkon në SHBA për shkak të dosjes ruse

Dy ish-kryetarët e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe Sali Berisha kanë shkëmbyer sot replika në distancë. Kjo pasi Lulzim Basha kërkoi që personat e shpallur “non grata” nga SHBA të hetohen në Shqipëri.
“Nëse ka një akuzë kaq të rëndë nga DASH, detyra e drejtësisë do të ishte që të kishte vepruar prej kohësh dhe të kishte nisur hetimet”- tha Basha.
Ndërkohë Sali Berisha tha se është i gatshëm të hetohet, ndërsa shtoi se Basha duhet të ketë frikë nga drejtësia, sepse sipas tij është i përfshirë në afera të ndryshme ndërkombëtare.
“Pyeteni Lulzim Bashën për çfarë arsye u ktheve nga Roma në Tiranë dhe nuk shkoi dot në SHBA? E ka të hapur dosjen Muzin, nëse shkonte përballej me ligjin kjo ndodhte. Dhe ndaj u kthye. U nis me Gjekmarkajn në Washington , ai u kthye. Për të mos folur pastaj për dosjen përvëluese të Toyota Yaris. Nëse ka një njeri që për afera kontakte duhet të pyetet pas Edi Ramës dhe ministrave të tij është Lulzim Basha”, tha Berisha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




