Basha: Komiteti Politik miraton propozimin për antarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, bëri të ditur të mërkurën se Komiteti Politik sapo ka miratuar propozimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Sipas tij, ky është një hap jetik që i hap rrugë vendimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe Këshillit të Ministrave.
Basha me këtë rast u ka shprehur mirënjohje aleatëve të shqiptarëve për mbështetjen e dhënë, duke i shprehur njëkohësisht edhe urime Kosovës.
“U krye. Tani në Paris, Komiteti Politik sapo miratoi propozimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Një hap jetik që i hap rrugë vendimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe Këshillit të Ministrave. Mirënjohje aleatëve të shqiptarëve për mbështetjen e dhënë. Urime Kosovë”, shkruan Basha në rrjetet sociale.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




