Basha komunikon me drejtuesit e BE: Dështimi i Ramës çoi Shqipërinë në krizë të thellë ekonomike!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha reagoi menjëherë pas deklaratave të bëra nga Kryeministri Rama lidhur me qëndrimin e tij për BE-në. Përmes një komunikimi me mediat lideri demokrat tha se ka folur me komisionerin Varhelyi dhe eurodeputetin McAllister duke i falënderuar për ndihmën që i kanë ofruar dhe do t’i ofrojnë shqipërisë dhe në të ardhmen.“Sapo kam pasur një komunikim në ‘zoom’ me disa nga drejtuesit kryesorë të BE, përfshirë komisionerin për zgjerimin Oliver Varhelyi, kryetarin e komisionit për punët e jashtme të PE, David McAllister, drejtues të tjerë të lartë të BE, të PE ku kam folur dhe për ndihmën e jashtëzakonshme që BE i ka ofruar Shqipërisë por edhe për ndihmën ekonomike dhe ndihmën në sektorin e shëndetësisë që BE do t’i ofrojë Shqipërisë në të ardhmen.” tha zoti Basha.
Zoti Basha akuzoi se për shkak të dështimit të Kryeministrit, vendi sot ka hyrë në krizë të thellë ekonomike.”Një gjë është e qartë si drita e diellit për shkak të dështimit të Edi Ramës, Shqipëria është sot në krizën më të thellë ekonomike krahasuar me çdo vend tjetër të rajonit. Në 8 vite Edi Rama i ka rritur taksat duke iu marrë shqiptarëve 3 mld euro më shumë. 40% e të ardhurave të biznesit shkon kosto e të ardhurave të rritura të Ramës. Ndihma ekonomike që qeveria e Edi Ramës i ka dhënë shqiptarëve është më e ulëta në botë. Kjo është arsyeja që Shqipëria është vendi me krizën më të thellë ekonomike në vend”, u shpreh kreu i PD.
Sipas Bashës është koha për ndryshim, ndërsa ftoi qytetarët të votëbesojnë alternativen e djathtë në garën e 25 Prillit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



