Basha mbledh Kuvendin/ Priten ndryshime statutore, Këshilli Kombëtar

Politikë | 3 vite më parë

Lulzim Basha mbledh Kuvendin Kombëtar pas rizgjedhjes së tij në krye të Partisë Demokratike zyrtare për të 4-tën herë.

Kuvendi pritet të miratojë Këshillin Kombëtar të kësaj force politike, si edhe ndryshimet statutore, që u miratuan pak ditë më parë në mbledhjen e Kryesisë.

Gjithashtu ky kuvend pritet të miratojë edhe ndryshime të emrave të funksionarëve të lartë të PD-së, në pozicionet e sekretarëve si edhe nënkryetarëve.

Kuvendi po zhvillohen mes debateve të mbështetësve të Bashës dhe atyre që ishin kundër rizgjedhjes së tij në krye të PD-së.

Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi duke iu referuar vendimit të shkuar të Këshillit Kombëtar thekson se nuk janë legjitime zgjedhjet e 29 korrikut ku Basha u zgjodh Kryetar.

Në këtë kontekst ai i konsideron jolegjitime edhe vendimet vijuese, sikundër janë ato për mbledhjen e Kryesisë apo të Kuvendit Kombëtar.

Gazetare: Anisa Kadesha

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme