Basha në Sukth: Qeveria dëfren në lokale luksoze ndërsa qytetarët vuajnë nën pushtetin e ujit

Politikë | 6 vite më parë

“Eshtë kriminale që anëtarët e qeverisë defrejnë në restorante luksoze jashtë vendit, ndërsa qytetarët janë nën pushtetin e ujit“, tha Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha sot në takimin me banorë të Sukthit, të dëmtuar nga përmbytjet.”Sot për fat reshjet janë pakësuar, situata po vazhdon duhen marrë masat për t’u ardh në ndihmë njerëzve. Problemi është që mungesa e investimeve ka sjellë këtë situatë Fjalë shumë e punë zero, apo pak dhe faturën e paguani ju. Është e pafalshme që ndërsa njerëzit janë në këtë situatë, pa ujë të përmbytur ministrat shtrohen në restorantet më luksoze të Emirateve, kjo është kriminale” u shpreh lieri demokrat.

Kreu i PD Basha tha se vendi ka nevojë urgjente për qeveri të re, në shërbim të qytetarëve. “Duhet qeveri që të mendoj për njerëzit. Ky vend është i vjedhur. Nuk ka asnjë arsye që në situatë emergjence mos t’ju vijë në ndihmë me ujë të pijshëm. Disa familje mund të kenë nevojë për ndihmë ushqimore. Kjo është një zonë që sa herë bie shi përmbytet. Me një qeveri që e ka mendjen te ju, ky shtet i ka mundësitë me ju ndihmu. Po të kishte bërë investimin s’do ishte në këtë gjendje. Nëse qeveria do mendonte për ju, s’do shtrohej në darka luksoze. Kudo ku shkoj, është njësoj sikur kam ardhur para 3-4 vjetësh. Thesin e premtimeve e hapin, po njerëzit janë në ujë. Kjo duhet të marrë fund, na duhet qeveri që mendon për njerëzit”, tha kreu i PD.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme