Basha: Pas grevës në aeroport qëndron Rama

Kryedemorakti Lulzim Basha bën fajtor kryeministrin Edi Rama për situatën e krijuar në aeroport. Teksa kryeministri Edi Rama akuzon presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha se kanë dorë në grevën e punonjësve të Albcontrol, kryedemorakti Lulzim Basha akuzon kreministrin se po përdor çdo marifet të pisët pasi sipas tij di tashmë fare mirë se do të humbasë në zgjedhjet me 25 prill.. “Rama e di tashmë fare mirë se do të humbasë, prandaj po përdor çdo marifet të pisët. Pas grevës në aeroport që dëmton qytetarët shqiptarë qëndron vetë Rama. Ai është i vetmi përgjegjës për këtë. I bëj thirrje Ramës ta ndërpresë menjëherë grevën dhe të ndalë kërcënimet ndaj shqiptarëve që sot duan ndryshim dhe shpresë pas 8 viteve të dështimeve të tij.” shkruan kreu i PD-së.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




