Basha pret me reporterët e KiE: Të reformohet sistemi zgjedhor

Politikë | 3 vite më parë

Kryetari i  Partisë Demokratike, Lulzim Basha së bashku me nënkryetarët Flutura Açka dhe Kreshnik Çollaku kanë pritur raporterët e Këshillit të Evropës.

Në këtë takim, Basha i njohu me paketën e hartuar nga ekspertët e Partisë Demokratike për t’i kthyer shqiptarëve besimin tek vota dhe politika duke u dhënë fuqi vendimmarrëse dhe një politikë te pastër. 

“Pritëm sot në PD reporterët  e Këshillit të Europës. I njoha me paketën e hartuar nga ekspertët e PD për t’i kthyer shqiptarëve besimin tek vota dhe politika, duke u dhënë fuqi vendimarrëse dhe një politikë te pastër”, thuhet në njoftimin e Partisë Demokratike.  

Ndërkaq, Basha ka bërë edhe disa propozime konkrete duke nisur nga listat e hapura në zgjedhje deri te imuniteti për parlamentarët dhe qeveritarët që hetohen nga SPAK.

1️⃣ LISTA TË HAPURA

Votuesit të kenë mundësi të zgjedhin vetë deputetin, jo kryetari.

2️⃣ BARAZIA E VOTËS

Numri i votuesve për mandat deputeti të jetë i njëjtë në të gjithë vendin

3️⃣ VOTA E DIASPORËS

Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të kenë mundësi të votojnë në zgjedhje nga aty ku jetojnë.

4️⃣ PRESIDENT NGA POPULLI

Presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli

Një nga shqetësimet kryesore në Shqipëri është shitblerja e votës  dhe korrupsioni i përhapur kudo që ndikon edhe në deformimin e vullnetit të zgjedhësve. Ligji për dekriminalizimin i iniciuar nga PD, tregoi se sa thellë kishte depërtuar krimi në qeverisje. Tashmë prioritet për PD-në për të luftuar korrupsionin në nivele te larta është:

1️⃣ VETTING PËR POLITIKANËT

Pastrim i politikës nga të korruptuarit dhe personat me lidhje kriminale lidhje të cilat i përdorin për të bletë vota dhe shantazhuar votuesit.

2️⃣ FUND IMUNITETIT NGA NDJEKJA PENALE

Asnjë imunitet për parlamentarët dhe qeveritarët që hetohen nga SPAK.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme